A1 Report - Shkodër, hapet markata e mishit përmirësohen kushtet e tregtimit

Report TV 2015-08-21

Views 3

SHKODER- Fati i merkatës së mishit në Shkodër, e njohur me emërtimin "Rus", ka ndryshuar. Pas ndërhyrjeve që janë bërë nga vetë tregtarët, kushtet janë përmirësuar. Paraditen e së enjtes, merkatën e kanë inspektuar drejtori i Agjencisë së Kontrollit Ushqimor Tiranë, përfaqesues të Shëndetit Publik, Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani, si dhe drejtoresha e Agjencisë së Kontrollit Ushqimor Shkodër Jetmira Kozmaj.

Drejtori i Riskut pranë AKU, Florian Pullazi, tha se është i kënaqur me ndërhyrjet që janë bërë megjithëse ka vend për përrmirësim të kushteve higjieno-sanitare, por nuk la të nënkuptohej nëse merkato do të hapet apo jo.

Më pas Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani, tha se ky nuk është një proces i lehtë, pasi kontrollet do të vijojnë, njëkohësisht me punën e këtyre tregtarëve.

Gjendja aktuale në merkatën "Rus" është përmirësuar ndjeshëm, ndonëse sipas specialistëve të Shëndetit Public dhe kontrollit ushqimor sërish janë larg standardit për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare. Megjithatë gjatë ditës së sotme për këta tregtarë është dhënë drita jeshile drejt hapjes së merkatës.

Share This Video


Download

  
Report form