Ora News – Shkodër, “kyçet” markata e mishit në Rus për mungesë kushtesh

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Markata e Rusit në Shkodër është kyçur nga AKU pasi tregu dështoi në kontrollin e standardeve të therjes e tregtimit të mishit. Pas aksionit tregtarët shpërthyen në kritika ndaj bashkisë së Shkodrës, duke e akuzuar se i ka lënë në dorë të privatit.
Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe zyra e veterinarisë në bashkinë Shkodër, të mbështetura edhe nga forcat policore mbyllen markatën e mishit në Rus.
Vendimi ekstrem erdhi për mospërmbushje të kushteve higjeno ? sanitare nga këto subjekte, kjo pas urdhrit të lëshuar nga Ministri i Bujqësisë mbi therjen dhe tregtimin e mishit.
Ndërsa inspektorët shmangën komunikimin me mediat mbi këtë aksion, vetë tregtarët thonë se nuk kanë asnjë sqarim në duar mbi arsyet e mbylljes së dyqaneve të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kycet-markata-e-mishit-ne-rus-per-mungese-kushtesh/

Share This Video


Download

  
Report form