A1 Report - Shkoder, shkrumbohet per here te dyte fabrika e mishit,dëmi 3 mln lekë

Report TV 2015-08-22

Views 1

SHKODER - Disa miliona euro është dëmi i shkaktuar nga rënia e zjarrit në fabrikën e prodhimit të mishit "Meat Master" të vëllezërve Kimça në qytetin e Shkodrës. Në harkun kohor të disa orëve flakët kanë shkrumbuar të gjithë fabrikën e përpunimit dhe prodhimit të mishit.

Edhe pse pranë fabrikës kanë mbërritur efektivët e zjarrëfikses të Malësisë së Madhe dhe të qytetit të Shkodres, shuarja e flakëve ka qënë e pamundur, ndërkohë që forcat zjarrëfikësëve kanë qëndruar në vendngjarje prej disa orësh.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në lagjen "Skënderbeg" aty ku ndodhen edhe fabrikat e prodhimit të mishit.

Si pasojë e zjarrit godina është shkrumbuar e gjitha, por për fat, nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar. Kanë qenë rojet e objektit të cilët kanë vërejtur tymin të dalë nga fabrikat dhe menjëherë kanë njoftuar forcat zjarrëfikëse të Shkodrës të cilat kanë mbërritur në vendngjarje, këto të fundit kanë tentuar të ndërhyjnë për të lokalizuar dhe për të shuar zjarrin.

Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset e qytetit të Koplikut por përpjekja e tyre ka qënë e kotë, kjo edhe për shkak të erës. Sipas të dhënave nga vendngjarja, flakët kanë arritur të shuhen vetëm pas disa oresh. Forcat zjarrfikëse kanë deklaruar se shkak i shpërthimit të flakëve mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa ende po hetohet për atë që mund të ketë ndodhur vërtet.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor. Kjo nuk eshte hera e parë që fabrika e mishit "Meat Master" perfshihet nga zjarri. Edhe në 2009 fabrika u shkrumbua nga flakët ndërsa pronarët, vëllezërit Kimça deklaruan se dëmi që u shkaktuar nga ky zjarr, ishtë plot 3 milionë euro.

Share This Video


Download

  
Report form