Report TV - Beqaj: Proteza ortopedike falas dhe në Shkodër, investim 100 mln lekë

Report TV 2017-04-01

Views 2

Pas Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit, protezat ortopedike ofrohen tashmë falas, për të gjithë pacientët që kanë nevojë, edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se një shërbim i tillë jo vetëm u vjen në ndihmë në rradhë të parë pacientëve por edhe mjekëve ortopedë.

?Fakti që në spital ka filluar të ketë një furnizim me këto materiale mjekësore të nevojshme, qoftë për traumat, por edhe probleme të tjera ortopedike, e zgjeron gamën e shërbimeve që ofrohen në spital. Sigurisht që, besoj se në radhë të parë, është shërbim për qytetarët, qoftë që marrin shërbimin në Shkodër, qoftë edhe që nuk u duhet më të futin dorën në xhep sepse këto kanë kushtuar, dhe jo pak. E dyta, edhe vetë mjekët e ushtrojnë në mënyrë të plotë profesionin e tyre. Besoj se e rëndësishme është edhe normalizimi i marrëdhënieve mjek-pacient?, u shpreh Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form