Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndalohet Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj.Urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga Prokuroria e Shkodrës.Hysaj akuzohet për kreditim të paligjshmëm të TVSH-së.
Organi i akuzës thotë se Hysaj i ka rimbursuar në mënyrë të paligjshme TVSH një subjekti në vlerë 10 mln lekë të reja, administrator i të cilit është djali i motrës së Drejtorit të Tatimeve.
?Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se shtetasi Hysaj ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në shumën mbi 10 milionë lekë të reja, për subjektin tregtar ?H??shpk.
Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se shoqëria ?H?? shpk, me administrator shtetasin M.H, i cili është djali i motrës së drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër, kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skeme-mashtruese-me-rimbursimet-ndalohet-kreu-i-tatimeve-shkoder/