2 mln lekë xhiro, me TVSH

RTV KLAN 2018-05-10

Views 2

Në datën 1 Prill të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi dy milion lekë duhet të regjistrohen me përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, që do të thotë do të paguajnë TVSH prej 20% për çdo shitje të kryer.

Drejtoria e Tatimeve i lë kohë bizneseve deri më 31 Mars që të inventarizojnë mallin stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë. Ky inventar duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale, brenda datës 31 mars 2018 dhe çdo mall i përfshirë në inventar duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH.

Po ashtu bizneset brenda 31 Marsit duhet të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin më qëllim të lëshimit të kuponit tatimor me TVSH.

Në një vëzhgim të bërë në dyqane të ndryshme në kryeqytet qe preken nga ky ndryshim, jashtë kamerave drejtuesit e bizneseve shprehen se janë të paqartë se si do të procedojnë dhe se zgjidhja e vetme është punësimi i një ekonomisti për tu përshtatur me ndryshimet. Disa prej tyre i frikësohen edhe gjobave nga gabimet që mund të bëjnë në procedura.

Drejtues të Ministrisë së Financave sqarojnë se çfarë ndodhë pas 1 Prillit.

?Subjektet që do të hyjnë në sistemin e TVSH-së duhet të mbajnë të gjitha faturat e blerjes dhe në to është shënuar edhe TVSH që ka paguar. Pra nëse një tregtar i lagjes ka blerë 120 lek mall. Në këtë 120 lek qe ai ka paguar, 20 lek është TVSH që ai ka paguar. Ndërkohë ai do e shesë dhe këtë mall që ka blere lë të themi 150 lekë. Ai do llogaris sa është TVSH e 150 lekëshit , 1 e gjashta e saj. Dhe nga kjo TVSH e llogaritur do zbresë TVSH qe ka paguar në blerje. Ka lindur një teori e gabuar që do rriten çmimet me 20 %. Jo! Sepse pjesën dërrmuese të kësaj 20% ai tregtari do e kreditojë, sepse e ka paguar në blerje dhe diferenca qe do paguajë është e vogël. Është 20% e vlerës qe ai shton çmimit përfundimtar të mallit?, tha Niko Lera.

Tatimet kanë vënë në dispozicion edhe qendrën e thirrjeve në numrin pa pagesë për të sqaruar bizneset rreth paqartësive. Janë afro 9 600 biznese në vend që futen për herë të parë në zinxhirin e TVSH-së.

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS