Report TV - Hapet transporti ndërqytetës në Vlorë: Nuk heqim dorë nga kushtet, s'do rrisim çmimin

Report TV 2020-06-23

Views 0

Transporti ndërqytetës do të hapet edhe në qytetin e Vlorës, e megjithatë, edhe pse do të nis puna, përfaqësuesit nga Shoqata e Transportit nuk heqin dorë nga kushtet e tyre. Ato kërkojnë një pagë të dytë lufte, pasi janë dëmtuar shumë ekonomikisht, rimbursimin e naftës.

"Si të gjithë shoqatat  e tjera në rrethe kërkojmë subvencion të 30% se shteti thotë që ne duhet të punojmë me 70% të kapacitetit, nuk e di se sa do të realizohet, por që transporti është më i goditur sot për sot. Shteti na dha 400 mijë lekëshin, duhet të na jepte dhe një 400 tjetër se jemi familjarë", tha një prej përfaqësuesve të shoqatës.

Share This Video


Download

  
Report form