TIRANE- Tregtimi i mishit në kushte ilegale dhe jashtë standardeve higjeno-sanitare do të marrë fund nëpërmjet një aksioni të mbylljes së pikave që e tregtojnë këtë produkt në këtë mënyrë. Aksioni ka filluar sot në pikat që tregtojnë në zonën e "Pazarit të ri" dhe së shpejti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
"Sot është dita e parë e një aksioni i cili do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, derisa të standardizohet dhe legalizohet një biznes i cili është kthyer shumë shqetësues për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe sidomos në qarkun e Tiranës ku problematika është akoma edhe më e madhe, siç është biznesi i shitjes së mishit jashtë standardeve higjeno-sanitare", tha Besjan Pesha, Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës së Tiranës.
Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Afrim Bakaj, shpjegon pasojat që ka tek konsumatori tregtimi i mishit në kushte tërësisht jashtë standardeve higjeno-sanitare.