Report TV - Hapet thertorja e parë publike,Veliaj: Kërkoni certifikatat e mishit

Report TV 2018-05-03

Views 1

Produkte të certifikuara e me standarde, kjo është ajo që do të ofrojë thertorja publike e hapur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt i cili përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, shmang ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se me hapjen e thertores publike, për të cilën kujdeset Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, vendoset një standard i ri në garantimin e cilësisë dhe standardit ushqimor për banorët e kryeqytetit. Duke e cilësuar si një çështje që lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë kombëtare, Veliaj deklaroi se ka ardhur koha që të gjithë të mendojnë seriozisht për sigurinë ushqimore.

?Kjo punë nuk ka të bëjë me sigurinë ushqimore, por me sigurinë kombëtare. Ka ardhur koha t?i mendojmë seriozisht këto, ta marrim seriozisht jetën, që nga mënyra se si kalojmë rrugën, deri te ushqimi që fusim në stomak. Kjo thertore vendos një standard. Ashtu si në shumë fusha ku kemi futur një operator publik, qoftë për pastrimin, edhe në nisma të tjera ku publiku po bën një punë më të mirë se privati, ashtu do fillojë edhe në industrinë e konsumit dhe përpunimit të mishit. Po fusim një operator publik, së pari për të ulur çmimet në treg, duke qenë se kemi çmime shumë më konkurruese se sa privati; së dyti, për të rritur cilësinë dhe për t?u thënë të gjithëve standardi ynë është ky?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form