Report TV - Këshilli Bashkiak,Veliaj: Investimet vijojnë,ndërmarje publike transporti

Report TV 2016-09-20

Views 0

Shërbimi i transportit urban në Tiranë do të pësojë një ndryshim rrënjësor, jo vetëm në rritjen e cilësisë së shërbimit në autobusë, por edhe nëpërmjet një kompanie publike që Bashkia e Tiranës do të krijojë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, e cila përkon edhe me mbushjen e vitit të parë të Tiranës në punë.

?Ndryshimi më i rëndësishëm prek transportin urban i cili është në një proces transformimi e modernizmi, pavarësisht se ende nuk jemi aty ku do të donim. Futja e biletave elektronike brenda vitit 2016 do të eleminojë njëherë e mirë shumë nga abuzumet prej të cilave vuante sistemi i transportit urban. E po ashtu, kontrollet më të shumta dhe këmbëngulja për cilësi më të lartë shërbimesh duke shkuar deri tek gjobat apo heqa e licencave, po fillon të japë frytet e veta. Po mendojmë aktualisht për themelimin e një kompanie publike transporti urban e cila do të shërbejë si etalon i standardeve të shërbimit me të cilin do të duhet të krahasohen të gjithë operatorët?, tha Veliaj në fjalën e tij.

Gjithashtu duke bërë një përmbledhje të punëve kryesore të realizuara gjatë këtij viti të parë, kryebashkiaku Veliaj evidentoi pastrimin si një nga fushat ku është edhe ndryshimi më i madh dhe më i ndjeshëm për qytetarët.

?Tirana që gjetëm ishte një qytet jo funksional. Sesa ka ndryshuar Tirana në këto pak muaj e shohin të gjithë. Qytetarët mbi të gjitha. Tirana sot është një qytet më i pastër dhe shërbimi i pastrimit është përmirësuar ndjeshëm. Rrugët, pusetat, ndriçimi, gjithçka ka filluar të përmirësohet edhe pse padyshim mbetet një punë jashtëzakonisht e madhe për të bërë për ta çuar Tiranën aty ku duam ne. Por Tirana sot vjen më në fund era qytet dhe Bashkia era Bashki?, - shtoi Veliaj.

Gjithashtu kryetari i Bashkisë ka theksuar se një punë e rëndësishme është bërë edhe në investimet publike, sidomos në infrastrukturën rrugore, rikualifikimin e zonave të banuara, ujësjellës etj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS