Një qendër e re laboratorike e inovacionit ka marrë jetë në Tiranë, ku fëmijët e kryeqytetit mund të mësojnë kurrikulat më të avancuara ndërkombëtare në robotikë, shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë. Sipas bashkisë, ICTSlab nisi zyrtarisht në shtator rrugëtimin inovativ me fëmijët 7-14 vjeç dhe vjen si një fryt i eksperiencës disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur nisma të tilla, të cilat synojnë të pajisin të rinjtë shqiptarë me njohuri digjitale, duke i përgatitur ata për sfidat e shekullit 21.
?Sot bashkia është në gjendjen më të mirë financiare dhe mund të japë subvencione, në formë bursash për fëmijët. Një qytet ka shumë sfida, por njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë; jetojmë edhe me këngë, art, kulturë, muzikë e libra. Por, jetojmë edhe me njohuri dixhitale. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që këtë vit, një pjesë të buxhetit që i japim organizatave të Shoqërisë Civile, të kalojë në fushën e teknologjisë dixhitale?, tha ai, ndërsa shprehu bindjen se shumë shpejt edhe në Shqipëri do të fillojnë klasat e kodimit, e ngjashme me nismat e ndërmarra në vende si Suedia.
?Nuk do të jetë e largët dita kur, ashtu siç Suedia vendosi të fusë gjuhën e kodimit kompjuterit në klasa e para, ta përqafojmë edhe ne si politikë tonën për klasat e Kodimit, në mënyrë që njohuritë dixhitale t?i fillojmë që me mësimin e ABC-së?, theksoi Veliaj.