Tiranë-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat. Veliaj, inspektoi fazën e fundit të punimeve që po kryhen në këtë segment, duke përfshirë edhe parkingun nëntokësor te ish Stacioni i Trenit, teksa po i jepet dora e fundit detajeve të projektit, si mbjellja e pemëve dhe vendosja e ndriçimit. Kryebashkiaku i Tiranës tha se me ritmin me të cilin po ecën puna, segmenti i parë prej afro 500 metrash do jetë gati në maj.