Ora News – Hapet segmenti i parë i Bulevardit të ri në Tiranë

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inaugurohen 400 metrat e parë të bulevardit të ri të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ndezën së bashku dritat e tij, teksa i ftuan qytetarët që të votojnë partinë socialiste në 25 qershor. Veliaj tha se projekti u ideua nga Rama në 2011, ndaj dhe vota pro tij do të thotë vazhdimësi e investimeve strategjike për qytetin.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ndezën bashkë dritat e bulevardit të ri të Tiranës.
Veliaj ia njeh meritën dhe vizionin Edi Ramës, si ish-kryetar bashkie që ideoi këtë projekt 6 vite më parë, dhe sot si një kryeministër që mbështet investimet e kryeqendrës së shqiptarëve.
Veliaj: Unë e mbaj mend shumë mirë projekt-idenë e Edit për bulevardin e ri dhe atë që quhej parku T. E mbaj mend fuqinë e jashtëzakonshme të asaj ëndrre që Edi vizatoi 2011. Unë jam shumë i privilegjuar që mu dha pikërisht mua mundësia ta përkthej vizionin e Edit në 2011, pas gjumit 4-vjecar në një punë konkrete.
Për këtë arsye ai kërkon votën në 25 qershor.
Veliaj: Nëse mendoni që Tirana është sot një qytet më i mirë, na jepni mundësinë që të vazhdojmë punën e të bëjmë akoma më shumë në dy vitet e ardhshme duke votuar Numrin 2, Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/inaugurohet-bulevardi-i-ri-i-tiranes/

Share This Video


Download

  
Report form