Report TV - Tiranë, hapet “Sport Zone” Veliaj: Më shumë hapësira sportive

Report TV 2016-09-25

Views 5

SportZone është hapësira më e re sportive në Tiranë, kushtuar të apasionuarve pas lojërave të ndryshme dhe aktivitetit fizik. Prej disa javësh sheshi ?Nënë Tereza? është kthyer në një hapësirë të mirëfilltë sportive, por që pas finaleve të Euro 2016, kjo zonë i kushtohet plotësisht sportit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte dje në mbrëmje i pranishëm në hapjen SportZone, vendit ku tashmë qytetarët e Tiranës mund të argëtohen me aktivitete të ndryshme, të cilat synojnë kryesisht fëmijët dhe të rinjtë, me fusha basketbolli, tenisi, kalçeto, volejbolli etj.

?E kemi shndërruar hapësirën te sheshi ?Nënë Tereza?, nga një FanZone, pra një zonë tifozerie ku shihnim futboll, në një SportZone, ku të gjithë qytetarët e Tiranës ftohen të merren me aktivitete sportive?, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se kjo është një mënyrë se si Bashkia e Tiranës, në pamundësi për të sjellë detin në qytet, organizon aktivitete në rërë, të cilat i shohim vetëm nëpër plazhe. ?Për ata që ndoshta i kanë mbaruar pushimet apo s?kanë pasur kohë të shkëputen për pushime, ose për ata që po kthehen nga deti dhe duan që pushimet të zgjasin edhe pak, kjo është hapësira më fantastike e qytetit, që do të na bëjë bashkë gjatë javëve të fundit të verës, por sigurisht edhe në fillim të vitit shkollor e deri në vjeshtë?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form