GJIROKASTËR - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun e Gjirokastrës ka ndëshkuar 14 subjekte të tregtimit të mishit pa vulën e kontrollit që çertifikon konsumin nga ana e qytetarëve. Specialistë të AKU-së thonë se shumë subjekte janë ndëshkuar pasi nuk kanë plotësuar kriterin që mishi të përgatitet në pikat e liçensuara të thertoreve.
Ky fakt ka shkaktuar irritimin e tregtarëve të cilët ankohen se rregulloret e AKU-së nuk janë të përballueshme për biznesin e tyre.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur aksionet në të gjitha pikat e tregtimit të mishit në rang qarku dhe në rrethe të tjera të vendit.