A1 Report - Gjirokaster, AKU bllokon 50 kg mish derri pa vulen e sherbimit veterinar

Report TV 2015-08-22

Views 4

GJIROKASTER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon kontrollet në këto ditë në njësitë e tregtimit të mishit dhe therjes së krerëve. Me rritjen e temperaturave të ajrit ditët e fundit, janë forcuar edhe masat e kontrollit për sigurinë ushqimore të produkteve, sidomos atyre me bazë mishin dhe qumështin.

Inspektorët e këtij autoriteti kanë pohuar për "A1 Report", se rëndësi po i kushtohet kushteve higjeno-sanitare dhe vulës së shërbimit veterinar.

Pak kohë më parë në Gjirokastër nga konsumimi i një sasie mishi të pakontrolluar u prekën 10 persona me antraks nga fshati Arrëz e Madhe në Tepelenë, madje dy prej tyre, pësuan gjendje shoku duke u transportuar në kryeqytet për trajtim më të specializuar.

Share This Video


Download

  
Report form