Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar në Pogradec rreth 1 ton mish (860 kg mish vici, lope dhe 35 kg të brendshme) gjatë mbrëmjes së të enjtes 12 korrik 2018, aksion që ka vijuar deri në të gdhirë të ditës së sotme.
Bllokimi është bërë për shkak të kushteve të rënda higjeno ? sanitare ku kryhej aktiviteti ilegal gjithashtu subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.
Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.
Konkretisht, shtetasi Iljaz Mancellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.
Produkteve të bllokuara, 9 karkasa vici me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.
Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës ( si 42 çengela, një thikë dhe një sopatë), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pogradec-aku-bllokon-rreth-1-ton-mish-ne-nje-aktivitet-te-paligjshem