A1 Report - Gjirokaster,qeveria mbeshtetje financiare biznesit te vogel e mesem

Report TV 2015-08-21

Views 2

GJIROKASTËR- Sipërmarrësit të biznesit të vogël dhe atij të mesëm në qarkun e Gjirokastrës janë njohur me mënyrat e financimit, si iniciativë e qeverisë shqiptare. Përfaqësues të këtij biznesi ishin pjesë e një tryeze të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Ata deklaruan se programi i realizuar nga kjo agjenci i vjen në ndihmë biznesit të vogël dhe të mesëm në Gjirokastër dhe ofron lehtësi financiare për të gjithë bizneset që ndodhen në vështirësi financiare.

"Gjetëm hapësirën për të informuar sipërmarrësit gjirokastritë në lidhje me nismat e reja që janë ngritur nga qeveria shqiptare, nga Ministra e Ekonomisë, me ngritjen e një grupi pune dhe njëkohësisht për të dhënë informacione lidhur me paketën e re fiskale. Kemi sjell në vëmendje të biznesit ata që janë linjat dhe prioritet edhe të bankave të nivelit të dytë",- tha Ergest Lekdushi, kreu i Agjencisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Në Gjirokastër, operojnë mbi 200 biznese të mesme të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare.

Share This Video


Download

  
Report form