Bashkia: 1 mln $ për kreditimin e biznesit të vogël e të mesëm në Tiranë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tiranë-Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se do ti kërkojë Këshillit bashkiak miratimin e një fondi prej 1 milion dollarësh që të përdoret për kreditimin e bizneseve të reja. Këto biznese, sipas Bozdos nuk mund të gjejnë akses në sistemin bankar, pasi nuk kanë mundësinë e ofrimit të kolateralit. Përmes këtij fondi, ne synojmë kreditimin e atyre bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat nuk gjejnë akses në sistemin bankar, pasi nuk kanë mundësinë e ofrimit të kolateralit. Kjo është shuma më e madhe e vendosur ndonjëherë nga buxheti i një institucioni në Shqipëri, për kreditimin e drejtpërdrejtë të hapjes së bizneseve të reja, të vogla dhe të mesme (Start-up dhe SME-ve) .Financimi i bizneseve të reja (start up), Financimi i bizneseve ekzistuese me qëllim rritjen dhe zhvillimin e tyre, Rritja e punësimi, Nxitja e inovacionit, si dhe nxitje të rolit të gruas në sipërmarrjen ekonomike, si një nga pikat me ndjeshmëri më të lartë nga Bashkia Tiranë, janë objektivat kryesor që ne i kemi vënë vetes për këtë mandat", theksoi Bozdo, teksa renditi disa prej qëllimeve që Bashkia synon nëpërmjet këtij projekti. Bozdo tha se në këtë iniciativë, Bashkia e Tiranës do të jetë partnere me Norfund (Fondi Norvegjez i Investimeve për Vendet në Zhvillim) si dhe Fondin Shqiptaro -- Amerikan për Zhvillimin. Instrumenti që do të përdoret është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Është përdorur me sukses në Maqedoni dhe Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare dhe përbëjnë pjesën më të madhe të shitjeve dhe punësimit. Ata përbëjnë mbi 70% të gjithë punësimit, më shumë se 70% të GDP-së vjetore dhe përbëjnë gati 99% të të gjitha bizneseve të regjistruara në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS