Paketa e tretë ekonomike duhet të jetë patjetër e përqendruar biznesi dhe mundësia për ti krijuar atij likuiditetin e nevojshëm që të rrisë kapacitetin e tij prodhues, dhe jo vetëm të mundohet të shpëtojë vendet e punës.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë ka hartuar një draft me propozime për qeverinë për masat që duhet të ndërmarrë për të ndihmuar realisht rimëkëmbjen e biznesit dhe ekonomisë në tërësi. Sipas draftit që Report TV e disponon duhet të pezullohet parapagimi i TVSH-së në doganë për importin e mallrave, të rimbursohet menjëherë TVSH-ja e prapambetur apo të shtyhen deri në fund të vitit 2020, te gjitha pagesat për taksat dhe tarifat për pushtetin vendor.