A1 Report - AIDA, projekt informues për kreditimin e biznesit

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- Kreditimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare nuk ka funksionuar si duhet për shkak të mosinformimit të biznesit.
Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka nisur kohët e fundit një projekt pikërisht për informimin e biznesit vendas, mbi mënyrat se si mund të përfitojë kredi.

Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, tha se, sipërmarrja private në Shqipëri nuk ka informacionin e duhur mbi mënyrat e financimit, ndaj është i nevojshëm programi i udhëzimit.

Agjencia e Zhvillimit të Investimeve, po përgatit një projekt të ri për ofrimin e të gjitha shërbimeve dhe informacioneve online për bizneset e huaja. Shërbimi do të ofrohet në tri gjuhë, në shqip, anglisht dhe gjermanisht, për të lehtësuar sa më shumë sipërmarrësit e huaj që investojnë në Shqipëri ka njoftuar Brunilda Paskali, Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik.

Share This Video


Download

  
Report form