Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë Valon Saraçini, gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, lidhur me devijimin e ujërave të lumit Radika, tha se nuk ekziston një projekt fizibiliteti për hidrocentralin në Fushën e Lukovës dhe se qeveria e Maqedonisë nuk ka në duar një projekt të tillë, por se bëhet fjalë për një projekt parazgjedhor të qeverisë, që do studiuar mirë.
Kompania energjetike ELEM ka bërë një projekt të saj, por ai nuk do të miratohet pa kaluar të gjitha fazat e studimit, thotë ministri duke shtuar se do të respektohen të gjitha konventat ndërkombëtare për ujërat, lidhur me këtë projekt.
Ministri Valon Saraçini thotë se askush nuk duhet të ketë shqetësime lidhur me projektin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës; Se projekti është në fazë fillestare dhe po zhvillohen të gjitha procedurat mbi bazë të standardeve ndërkombëtare për çështjen e ujërave dhe të ambientit jetësor.
"Projekt final për Fushën e Lukovës ende nuk ka dhe nuk ka as studim mbi ndikimin ndaj ambientit jetësor, që janë dy elemente kyçe për një projekt për të pasur bazën që të fillojë. Çështje tjetër, ky projekt ende nuk ka siguruar burime finansiare; Banka Botërore nuk e ka kredituar këtë projekt, duke pasur parasysh, sipas rregullave të këtij institucioni, po qe se ka efekte negative sidomos ndaj ambientit jetësor, atëherë nuk besoj, se do të kreditonte një projekt të tillë.
Pastaj, duke unisur nga konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për ujërat, të gjitha rrugët çojnë kah ajo që ky projekt do të ketë një fund negativ, pas çka, qeveria, në bazë të argumenteve do të marrë vendim që projekti të mos realizohet", thotë ministri.
Por kjo që e thotë ministri Saraçini ende është jozyrtare, me që ministrat ose qeveria e Maqedonise ende nuk ka ka mbi tavolinë një projekt përfundmitar as një studim mbi ndikimet ndaj ambinetit jetësor.
Ministri Saracini parafrazon fjalët e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski gjatë një seance të dhjetorit, se në çastet kur studimi do të tregojë se ky projekt do të kishte efekte negative për ambientin, atëherë nuk do të miratohet një projekt i tillë.
Lidhur me prononcimin e para pak ditëve më parë të zëdhënësit qeveritar për projektin, ministri i Ekonomisë thotë se komentet e zëdhënsit janë bërë në aspekt të ekzistimit të projektit në programin e qeverisë në bazë të premtimeve parazgjedhore, por kjo nuk do të thotë se ai do të realizohet.
"Ne jemi ende në një fazë të realizimit të studimeve; projekti nuk është mirartuar nga qeveria dhe nuk do të miratohet deri sa të përfundojnë të gjitha studimet", thotë me këmbëngulje ministri i Ekonomisë.
Ministri i Saraçini thotë se ka komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, respektivisht me ministrin e Eneregjitikës Damian Gjiknuri dhe se do të respektohen normat ndërkombëtare në lidhje me projektin Fusha e Lukovës.
"Në një seancë të qeverisë kemi rënë dakord për formimin e një grupi ekspertësh që do të negociojë me palën shqiptare në lidhje me këtë projekt. Gruoi p...