A1 Report - Devijimi i lumit Radika, Gjiknuri: S'ka marrëveshje me Maqedonine

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka theksuar se nuk ka marrëveshje me Maqedoninë për devijimin e lumit të Radikës. Në një konferencë për shtyp, ministri Gjiknuri i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me diskutimet e shumta për devijimin e këtij lumi, si dhe protestat e qytetarëve.

Kreu i Energjitikës tha se "nuk ka asnjë lloj marrëveshje të tillë", por vetëm marrëveshje ndërkufitare mes dy vendeve për administrimin e përbashkët të ujërave, ndërsa i quajti debatet lidhur me këtë çështje "Furtunë në një gotë bosh".

"Kjo është furtunë në një gotë bosh. Nuk ka asnjë lloj marrëveshje. Ka vetëm një marrëveshje ndërkufitiare, për trajtimin e përbashkët të ujërave mes dy vendeve, çdo lloj projekti që ka impakt mbi këto ujëra, mbrohet nga këto marrëveshje. Nnuk di kush kërkon të krijojë këtë situatë të ndërlikuar, ndërsa vetë vetë ministrat maqedonas e kanë mohuar të ketë një gjë të tillë", tha ministri Gjiknuri.

Një ditë më parë, ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë Valon Saraçini tha se nuk ekziston një projekt fizibiliteti për hidrocentralin në Fushën e Lukovës dhe se qeveria e Maqedonisë nuk ka në duar një projekt të tillë, por se bëhet fjalë për një projekt parazgjedhor të qeverisë, që do studiuar mirë.

Ndërkaq, ministri Gjiknuri njoftoi se ka nisur projekti i bahkëpunimit energjitik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

"Kemi filluar zbatimin e një nga projekteve më të rëndësishme për vendin në vitet në vazhdim, lidhjen Shqipëri-Kosovë, që e quajmë autostrada energjitike e dy vendeve. Kontrata është nënshkruar, procedurat e tenderimit janë realizuar. Pritet fillimi i punimeve', tha Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form