A1 Report - Devijimi i lumit Radika, protesta Tiranë e Dibër ndaj Maqedonisë

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Qytetarët shqiptarë kanë duke protestuar në Tiranë, Dibër dhe Nju Jork, kundër devijimit të lumit Radika dhe Vjosa, nga qeveria maqedonase e cila po parashikon ndërtimin e një hidrocentrali në "Fushën e Lukovës". Në protestën e zhvilluan në Tiranë, tek sheshi para Piramidës, janë mbledhur qindra qytetarë, dibranë e jo vetëm, të cilët kanë kërkuar që ky projekt të mos bëhet.

Aleanca kundër devijimit të lumenjve e mbështetur nga organizata të tjera joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit mbajtën sot një protestë në Tiranë kundër devijimit të rrjedhës së lumit Radika në Maqedoni për ndërtimin e hidrocentralit në "Fushën e Lukovës" në rajonin Dibër-Mavrovë. Ata i kërkuan Parlamentit shqiptar dhe qeverisë të reagojnë ndaj veprimeve të qeverisë maqedonase, për devijimin e rrjedhës së lumit Radika.

Duke folur në këtë protestë, poeti Agim Doçi tha se, të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë për këtë vendim të qeverisë së Maqedonisë. Ndërsa organizatorët kanë kërkuar që kjo protestë të mos politizohet.

DEPUTETJA DODA: KEMI VETEM NJE ATDHE PER T'IA LENE TRASHEGIM FEMIJEVE
Gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar edhe politikanët. E pranishme ka qenë deputetja e PD-së, Mesila Doda e cila ka lënë edhe një shënim në profilin e saj në Facebook. "Sot në protestën kundra devijimit të rrjedhes së lumenjve Radikës e Vjosës. Qeveria shqiptare duhet të bejë transparencë për gjithë vendimet e marra dhe marrëveshjet e nënshkruara", shkruan Doda në Facebook.

Sipas saj, "deputetët e parlamentit duhet të bashkohen për të penguar një vendim të tillë i cili do sjellë pasoja të pariparueshme në mjedis, ekonomi, bujqësi dhe hidroenergjetike. Kemi vetëm një atdhe për t'ia lënë fëmijve tanë, ndaj të gjithë duhet të zgjohemi dhe të reagojmë për të mbrojtur interesat e së ardhmes", shkruan deputetja Mesila Doda.

DIBËR, BANORËT: DO PËRSHKALLËZOJMË PROTESTAT
Në të njëjtën kohë me protestat në kryeqytet, tubime të qytetarëve kundër projektit të Maqedonisë, janë mbajtur edhe në Dibër, ku qindra banorë kanë kërkuar anullimin e projektit të ndërtimit të Hidrocentralit në fushën e Lukovës dhe për devijimin e lumit Radika.

Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave në ditët në vijim në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasyshë.

PROTESTA EDHE NE SHBA, NGA SHOQATA ATDHETARE "DIBRA"
Protestë kundër këtij projekti është mbajtur edhe në New York nga shoqata atdhetare "Dibra", e cila i ka dërguar një letër selisë së OKB-së dhe qeverisë amerikane, duke argumentuar dhe dëmet që sjell zbatimi i këtij projekti, jo vetëm në devijimin e ujërave, por dhe në aspektin ekologjik. Një letër zyrtare i është dërguar dhe qeverisë shqiptare, që të mos e firmosë projektin e përbashkët me palën maqedonase.

FILLOJNË EFEKTET, SHTERROJNË LUMEJTË NË DIBËR
Projekti për ndërtimin e hidrocentralit në fushën e Lukovës në Maqedoni ka nisur të japë efektet e para negative në rajonin e Dibrës. Siç e shpejgon edhe kreu i këshillit të komunës Dibër, Bashkim Mashkulli, projekti i nisur ka shk...

Share This Video


Download

  
Report form