BRUKSEL - Pas bisedimeve maratonë me te gjata ne histori prej me shume se 17 orësh, udheheqesit e zones euro arriten unanimisht ne Bruksel marrëveshje me Greqinë. Nje marreveshje shprese qe shmang daljen e Athines zyrtare nga zona Euro dhe i jep asaj nje plan te ri ndihme. Lajmi u bë publik per here te pare nga kryeministri i Belgjikës Charles Michel i cili u mjaftua me nje fjale ne Twitter: Marreveshje! E me tej u konfirmua nga kreu i Keshillit te Evropes Donald Tusk.
40 minuta pas Twitter-it të Michel ka ardhur dhe komunikimi zyrtar. Tre zyrtarët e lartë të KE dhe Eurogrup Tusk, Junker dhe Djiselborn njoftuan zyrtarisht marrëveshjen por dhe kushtet mbi të cilat ishte rënë dakord ne nje konference te perbashket. Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë të gjatë para gazetarëve po nga Brukseli dha detajet mbi të cilat pritet të punohet për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi dhe dalja nga eurozona.
Programi i tretë i ndihmave për të shpëtuar Greqinë do të jetë 82-86 miliardë euro.
Greqia duhet të krijojë një fond garancie ose nga privatizimet, rreth 50 miliardë euro me bazë në Greqi, jo në Luksemburg siç parashikonte dokumenti i përgatitur nga Eurogrup dhe që u diskutua gjatë natës. Fitimet nga privatizimi i aseteve greke do të transferohen në fondin e ri. Nga 50 miliardë euro: 25 miliardë do të shërbejnë për borxhin dhe rikapitalizmin e bankave greke; 12.5 miliardë euro për të reduktuar borxhin dhe 12.5 miliardë euro për investime që synojnë rritjen ekonomike.
Pas përpjekjeve të komplikuara përgjatë gjithë natës, Greqia dhe kreditorët ndërkombëtar ranë dakord, një kompromis i pranuar edhe nga kryeministri grek Aleksis Tsipras, por që e çon vendin e tij përballë vendimeve të vështira.
Tashmë topi kalon në fushën helene ku sfida e parë e Tsipras është miratimi i marrëveshjes në Parlament ku nuk do ta ketë aspak të lehtë. Greqia pritet të kalojë reformat e kërkuara per pensionet dhe TVSh deri të mërkurën, dite kur pritet te mbahet nje tjeter takim i eurogrupit.
Nje hap i veshtire ky duke marre parasysh faktin qe Greqia beri referendumin popullor qe rezufoi reformat shtrenguese... - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/ka-marr-veshje--greqia-nuk-del-nga-zona-euro-80-mld--euro--ndihma-304181.html#sthash.Nt7A9TRg.dpuf - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/ka-marr-veshje--greqia-nuk-del-nga-zona-euro-80-mld--euro--ndihma-304181.html#sthash.Nt7A9TRg.dpuf