A1 Report - 'Radika', serish proteste, qytetaret: Tirana e Prishtina te reagojne

Report TV 2015-08-21

Views 9

DIBËR- Qytetarët Dibranë vijojnë protestat kundër projektit për devijimin e lumit Radika.

Nën moton "Radika është jeta jonë dhe ne me jetë do ta mbrojmë" qindra qytetarë dibranë janë mbledhur në sheshin "Skëndërbej" të këtij qyteti në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë maqedonase për lumin Radika.

Popullit dibran në këtë protestë iu bashkëngjitën edhe qytetarë nga mbarë trojet Shqiptare, ndërsa për tubuesit kjo është hera e fundit që zhvillohet një protestë paqësore, pasi nëse nuk dëgjohet zëri i tyre, protestat do përshkallëzohen.

"Të gjithë dibranët e dinë, se kjo është një politikë serbe dhe greke. Të gjithë e dinë se më këtë projekt i bëhet dëm popullit shqiptar se dëshiron ujin e bekuar radiksë ta marrin dhe të drejtojnë në Vardarin e qelbur", thotë para protestuesve Bashkim Mashkulli kreu i Këshillit.

Edhe këta fëmijë të vegjël iu bashkuan sot protestës për mbrojtjen e lumit Radika, ndërsa kanë edhe ato diçka për të thënë.

"Radika është e jonë dhe gjithmonë do të mbetet e jona. Asesi nuk do të lejomë që të na e marrin", shprehet një vajzë pjesëmarrëse në protestë.

Protestuesit i kërkuan qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës të mbajnë qëndrim të fortë kundër çdo projekti që parashikon devijmin e lumit Radika.

Share This Video


Download

  
Report form