A1 Report - Reagon sërish PD: Me Enver Hoxhën, Rama zemëron qytetarët

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË - Partia Demokratike ka reagur sërish në lidhje me fotografitë e bëra publike në profilin e kryeministrit Edi Rama, gjatë homazheve për 29 nëntorin, ditën e Çlirimit, ku në sfond duken fotot të ish-diktatorit, Enver Hoxha.

"Kanë kaluar 48 orë nga akti i Edi Ramës që e bëri diktatorin Enver Hoxha pjesë të ceremonisë qeveritare për 29 nëntorin, dhe ende nuk ka asnjë reflektim, asnjë ndjesë, asnjë distancim nga Kryeministri", tha gjatë konferencës së saj, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Sipas saj, shfaqja e fotos së Enver Hoxhës në aktivitetin zyrtar të Ramës dhe Metës, ishte një provokim i turpshëm dhe një lëndim i ndjenjave dhe kujtimeve më të dhimbshme të kombit.

"Opinioni publik dhe Partia Demokratike i kërkuan dje Kryeministrit të tërhiqet, të kërkojë falje. Pavarësisht këtyre kërkesave, nuk ka asnjë reagim nga Edi Rama. Edhe tani që flasim, mund të shihni se në faqen e zyrtare të Edi Ramës në Facebook, bie në sy fotoja e Enver Hoxhës mbi kokën e tij dhe këtë shfaqje kryeministri vazhdon ta ruajë me një kokëfortësi që provokimin po e kthen në një zemërim publik", tha Vorpsi gjatë fjalës së saj.

PD-ja me anë të zëdhënëses tha se, "duhet t'i kujtojmë Ramës se shoqëria jonë, se Shqipëria është ndarë me dhimbje me sakrificë e me gjak nga kapitulli i saj më i errët historik, dhe rilindja që i bën ai Enver Hoxhës është një lëvizje po aq negative sa diktatura 50-vjeçare. Ky akt i Edi Ramës nuk do të kalojë pa kosto për fat të keq, dhe provokimi i tij po sjell një zemërim mbarëqytetar. Dhe ky është një zhvillim i panevojshëm për vendin tonë, për prioritetet që qeveria dhe politika duhet të ketë".

"Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo një qeveri që luan me dhimbjen e një kombi që ka kaluar ditët e urisë, të dhunës, të ndalimit të fesë, të asgjësimit të çdo lloj lirie nga Enver Hoxha për 50 vjet. Është ora që Edi Rama të tërhiqet një herë e më parë, përpara se të jetë vonë. Përpara se populli ti jap fund lojërave të tij", përfundoi deklaratën e saj, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

Share This Video


Download

  
Report form