A1 Report - Shkodër, ambasada italiane ofron projekt për specializimin e të rinjve

Report TV 2015-08-22

Views 5

SHKODËR - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ambasada italiane në Tiranë kanë finalizuar marrëveshjen për zbatimin e projektit ?MECAVET? (Mechanikal Vokational Education and Training for Youth), që do të aplikohet në Qarkun e Shkodrës, i cili do ofrojë mundësi reale për kualifikim profesional.

Marrëveshja është firmosur nga ministri Blendi Klosi për palën shqiptare dhe ambasadori italian, Massimo Gaiani për palën italiane. I pranishëm ishte edhe ministri i Rajonit Emilia-Romagna, Patrizio Bianchi, i pranishë në këtë ceremoni, ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se Rajoni Emilia-Romagna është i gatshëm të ofrojë gjithë eksperiencën e tij në kualifikimin e punës.

Projekti që mundëson kjo marrëveshje kap një vlerë prej rreth 62 milionë lekë, të financuar nga programi italo-shqiptari i Konveritmit te Borxhit (IADSA) dhe do të realizohet në partneritet me Rajonin Emilia-Romagna në Itali.

Ai do të shtrihet në një periudhë kohore 2-vjeçare dhe nëpërmjet tij do mundësohet ofrimi i kurseve të formimit profesional cilësor, si dhe punësimit në sektorin e mekanikës dhe elektronikës në Shkodër.

Me këtë marrëveshje të rinjtë e Qarkut të Shkodrës do kenë një mundësi të mirë për t?iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës duke u kualifikuar në kurset e formimit profesional, por edhe për t?u punësuar më pas në fushën e mekanikës dhe elektronikës.

Ministri Klosi theksuar se, për qeverinë shqiptare zhvillimi i arsimit profesional mbetet një prioritet për të plotësuar kërkesat e tregut të punës, ndaj dhe i ka bërë thirrje biznesit italian në vendin tonë që punëtorët e tyre t?i kërkojnë në shkollat profesionale shqiptare.

?Një mundësi e shkëlqyer që ne si vend kandidat për në BE të aplikojmë një sërë teknikash, strategjish për mënyrën sesi funksionon e gjithë kjo filozofi në shtetin italian?, tha Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form