A1 Report - Krijohet Task Force për tregun e kafshëve të gjalla e mishit të therur

Report TV 2015-08-21

Views 2

Mblidhet 'Task Force' për funksionimin e tregut të kafshëve të gjalla dhe mishit të therrur. Ka qenë ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, në kuadër të politikave prioritare të qeverisë thirri në një mbledhje urgjente 'task-forcën' për fillimin e aksionit për normalizimin dhe funksionimin e tregtimit të kafshëve të gjalla dhe të mishit të therrur, duke respektuar vetëm normat që garanatojnë shëndetin dhe sigurinë ushqimore te konsumatori.

Në këtë takim ishin të pranishëm zv ministra, drejtorë të përgjithshëm të institucioneve kompetente në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, INUK (Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik kombëtar), policia e shtetit etj.

Ministri Panariti urdhëroi fillimin e aksionit për normalizimin dhe funksionimin e tregtimit të kafshëve të gjalla dhe të mishit të therrur, duke respektuar vetëm normat që garanatojnë shëndetin dhe sigurinë ushqimore te konsumatori. Aksioni do të jetë ndërinstitucional që të garantohet ligji në të gjithë aspektet e funksionimit të këtij tregu.

Share This Video


Download

  
Report form