Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka çuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë gjyqtarit e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative të Vlorës, Ken Dhima, duke e akuzuar në dy raste për shkelje flagrante të ligjit, me pasojë cenimin e sigurisë ushqimore të qytetarëve.
Sipas AKU, gjyqtari në fjalë ?nuk njeh apo njeh, por nuk zbaton haptazi ligjin - në kundërshtim me funksionin e dhënies së drejtësisë; arsyeton në mënyrë alogjike dhe interpreton me keqdashje provat ? në kundërshtim me parimin për kryerjen e një hetimi të thellë e plotë gjyqësor?. Gjithnjë sipas këtij Autoriteti, vendimarrje të tilla të pabazuara në ligj, përveçse dekurajojnë trupat inspektuese të AKU, inkurajojnë shkelësit për vijimin e përsëritjen e shkeljeve, si dhe përbëjnë precedentë të rrezikshëm për krijimin e praktikave gjyqësore të gabuara, duke impaktuar kështu negativisht në përpjekjet për vendosjen e Sigurisë Ushqimore në vend.
Proceset
Në një subjekt njësi tregëtimi mishi AKU ka ushtruar kontroll pa paralajmërim (siç përcaktohet shprehimisht në ligj) dhe ka gjetur 131 kg mish pa vulë e çertifikatë sigurie, ndërkohë që shitës mishi ishte babai i personit, në emër të të cilit ishte regjistruar biznesi.
Administratori i kompanisë së bllokuar ka ngritur padi në Gjykatën Administrative, duke kundërshtuar veprimin e inspektorëve të AKU. Në përfundim të gjykimit, gjyqtari Ken Dhima ka vendosur se aktet penalizuese të AKU janë të pavlefshme, pasi duhej t?i ishte thënë të zotit të biznesit së paku tri ditë përpara se do të kontrollohej dhe se, nga shqyrtimi i provave, ka rezultuar se mishi në dyqan ka qenë për përdorim vetjak të shitësit të mishit. Po kështu, do të duhej që inspektimi të kryhej në prezencë të pronarit.