Ju flet Moska - Myftaraj: Drejtori i AKU, njeriu i lobit të importuesve të mishit

Ora News Emisione 2018-05-04

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i AKU, Agim Ismaili është njeriu i lobit të importuesve të mishit. Kështu thotë Kastriot Myftaraj në emisionin e tij ?Ju flet Moska?.
Sipas Myftarajt Agim Ismaili ka qenë jurist në shoqatat e Alan Zusit, i cili për një periudhë kohë ka qenë zv/ministër i Bujqësisë i vendosur nga LSI.
Kastriot Myftaraj: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një institucion shtetëror që duhet të kontrollojë ushqimet që hamë të gjithë që qarkullojnë në treg, cilësinë e këtyre ushqimeve për njerëzit dhe kafshat. Kryeministri Rama e bëri çështjen në akuzë një nga prioritet e tij duke qëne se deri tani ishte i detyruar tia linte një partie aleate e cila abuzoi me AKU por tani e tutje tha me drejtorin e ri do te ketë një përmbysje në AKU dhe në sigurinë e ushqimeve që do të hamë të gjithë.
Por cili është drejtori i ri i AKU zoti Agim Ismaili?
Agim Ismaili është përmendur në shtyp për një cilësi të tij që ka një diplomë juristi nga universiteti Kristal i mbyllur po nga Rama.
Problemi më i madh është se zoti Agim Ismaili është njeriu i lobit të tregtarëve të importuesit të mishit.
Zoti Agim Ismaili është një produkt i një njeriu të quajtur Alban Zusi.
Alban Zusi është një nga njerëzit kyç të tregtimit të mishit të importuar, në përpunimin e mishit. Ky është shumë aktiv në shoqatat e importuesve të mishit duke qenë drejtues në këto shoqata. Është drejtor i Albanian Food Industry, është drejtues në shoqatën e industrialistëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-drejtori-i-aku-njeriu-i-lobit-te-importuesve-te-mishit/

Share This Video


Download

  
Report form