Ju flet Moska - Myftaraj: Vjedhja qeveritare e parave të kredive për fermerët

Ora News Emisione 2018-05-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj ju rikthye edhe njëherë çështjes së trajtuar më parë prej tij, Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit.
Myftaraj denoncoi jo vetëm emërimet terësisht politike në këtë institucion shtetëror, por dhe gjendjen alarmante në të cilën ndodhet niveli i kredive të këqia.
?FAF funksionon si bankë, duhet ta auditojë BSH. Kreditë e këqia tek FAF kanë arritur 48%, afërsisht 10 miliardë lekë. Kur kreditë e këqia arrijnë 22-23% BSH jep alarmin në një bankë të nivelit të dytë, si FAF?.
Sipas Myftaraj, FAF është jashtë kontrollit të BSH.
?Banka nuk bën asgjë, ka 15 vjet pa bërë auditim. Auditimin e fundit e ka bërë Shkëlqim Cani kur ishte Guvernator?.
Myftaraj: Do ndalemi tek një temë që kemi trajtuar më parë. E kam fjalën për Shoqërinë e Parë Financiare të Zhvillimit. Është një institucion që jep kredi pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, është një institucion që duhet të japë kredi për fermerët, ndërmarrjet e vogla në ato zona rurale ku nuk depërtojnë dot bankat. Jo vetëm në zona rurale por edhe ato urbane.Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit është vazhduese e fiondit të financimit të zonave malore.Është një fond i krijuar nga shteti shqiptar për të marrë para nga donatorët e huaj dhe për të kredituar fermerët, biznesmenët e vegjël në këto zona të thella.Është një shoqëri në pronësi shtetërore e cila thotë se është e hapur ndaj çdo investitori strategjik. Banka e Shqipërisë e ka licensuar për të dhënë kredi.
Praktikisht funksionon si një bankë. Çfarë ndodh sot me këtë shoqëri? Është një institucion me shumë para nga donatorët e huaj.Ministri i sotëm i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka emëruar në krye të kësaj shoqërie, kësaj banke e cila me ankronimet anglisht quhet FAF, zotin Dashmir Çeli si drejtues dhe administrator. Ky zotëria nuk e vë emrin në faqen zyrtare online të FAF.Fermerët që nuk marrin dot kredi nga babnkat duhet ti kreditojë FAF. Qeverisje me transparencë thotë kryeministri Rama, por Dashmir Çeli nuk e vë emrin në faqen zyrtare, nuk ka as CV. Po të themi që ky zotëria i ka falso këto kartat e shkollës etj, na del ky drejtuesëi i AMA-s Gentian Sala dhe na thotë keni përdorur gjuhë të papranueshme që shkel të drejtat e njeriut. Çfarë të bëjmë ne tani?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-vjedhja-qeveritare-e-parave-te-kredive-per-fermeret/

Share This Video


Download

  
Report form