Kinezët me sytë nga Ballkani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompanitë kineze po shfaqin nje interes gjithnjë e ne rritje per te investuar ne Shqipëri. Vitin e fundit investitorët aziatik janë pjese e garave ne disa vepra te mëdha publike. Por, pse ky interesim per Shqipërinë? Kompanitë kineze aktualisht janë ne gare per zonën e pare ekonomike ne Spitalle, ne koncesionin e Rrugës se Kombit, ne Rrugën e Arbrit, si dhe kane shfaqur interes per Autostradën e Kaltër. Por deri me tani nuk ka ende nje kontrate te lidhur me investitorët nga gjigandi aziatik. Për dy prej tyre, ndërtimi i Rrugës se Arbrit, si dhe mirëmbajtja e Rrugës se Kombit, pala shqiptare ka pikëpyetje mbi kostot e shtuara qe mund te rendojnë buxhetin. Ky interes i tregut aziatik vjen ne një kohe kur edhe vetë kryeministri Rama ka iniciuar takime e forume ekonomike mes dy vendeve, me qellim tërheqjen e sipërmarrësve të mëdhenj kineze drejt Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form