Steinmeier për emigrantët nga Ballkani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emigrantet pa dokumenta nga rajoni i Ballkanit qe mbërrijnë ne Gjermani duhet te dëbohen menjëherë nga vendi. Thirrja vjen nga ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, ndërsa fluksi i azilkërkuesve ne Gjermani vijon te rritet. Ne nje interviste per gazetën ?Bild?, ai e beri te qarte se ky grup nuk ka shanse te përfitoje nje status refugjati. Ai kërkoi përshpejtim te procedurave dhe marrje te veprimeve ne përputhje me ligjin. Per shefin e diplomacisë gjermane, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia duhet te klasifikohen ne grupin e vendeve te sigurta te origjinës dhe kjo do te sillte shume lehtësira. Ne mbështetje te kësaj ideje është edhe socialdemokrati Thomas Oppermann. Sipas tij, këto vende janë shume te sigurta krahasuar me Sirinë Irakun, Sudanin apo Eritrene. Ne nje deklarate për ?Die Welt?, ai tha shume refugjate nga Ballkani kërkojnë te punojnë ne Gjermani. ?Ne kemi te drejte te mbrojmë njerëzit nga luftërat e persekutimi, por jo te pranojmë emigrantet qe kërkojnë pune?. Sipas Zyrës Federale per Migracionin dhe Refugjatet, gjate 2015-es Gjermania ka marre 200 mije aplikime per azil. Ndërkaq, Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilit, njofton se numri i aplikimeve te emigranteve per mbrojtje ndërkombëtare ne BE, Norvegji dhe Zvicër është rritur me 2/3 ne pese muajt e pare te vitit, krahasuar me te njëjtën periudhe te nje viti me pare.

Share This Video


Download

  
Report form