13 viktima dhe 25 te plagosur është bilanci i një prej aksidenteve me te rende te viteve te fundit ne Himarë, 11 prej të cilave studente femra dhe 2 meshkuj, mes te çileve shoferi i autobusit, ndërsa tjetri i fejuari i njërës prej studenteve. 11 prej tyre humben jetën ne vendin e aksidentit, ndërsa 2 te tjerë ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet. Aktualisht ne këtë spital luftojnë për jetën 15 studente, 9 prej të cilave janë këtë të martë ne terapi intensive, nën kujdesin e mjekeve. Ne spitalin e Vlorës rezultojnë te shtruar 10 studente aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës janë transportuar me helikopter për shkak të përkeqësimit te gjendjes shëndetësore 3 vajza nga spitali i Vlorës. Viktimat janë transportuar në morgun e qytetit bregdetar në mesnate, me makinat e ushtrisë. Situata nuk ka qenë e lehte për një aksident që nisi si ekspeditë në drejtim të Apolonisë së Fierit dhe Butrintit te Sarandës. Te nisur nga Elbasani ne orën 07:00 te mëngjesit, të rinjtë, me 2 autobusë, kanë qenë të shoqëruar vetëm nga një pedagog, i cili ka qenë në autobusin që i shpëtoi tragjedisë. Në orën 16:18 minuta, në Qafen e Vishës, autobusi ka devijuar nga rruga duke sjellë si pasojë vdekjen e 13 personave. Edhe pse ende pa një version zyrtar, te mbijetuarit kanë rrëfyer panikun e shoferit, i cili ne momentin e fundit ka bërtitur: "Mbahuni, nuk ndaloj dot!" Tani është koha e policisë te thotë fjalën e saj.
13 casualties and 25 wounded is the balance of one of the worst accidents in recent years in Himara, 11 of them female and 2 male students, among whom the bus driver, while another husband of one of the students. 11 of them died in the accident site, while the other 2 Military Hospital in the capital. Currently in the hospital fighting for life 15 students, 9 of which are on that Tuesday in intensive therapy, the care of doctors. Hospital resulting in Vlora currently hospitalized 10 students out of risk. Only during the evening of Monday were transported by helicopter due to deteriorating health condition 3 girls from the hospital of Vlora. The victims were transported to the morgue at midnight coastal city, with military vehicles. The situation was not easy for an accident that began as expedition towards the Fier Apollonia and Butrint in Saranda. The launch of Elbasan at 07:00 am, the young, with 2 buses, have been accompanied only by an examiner who has been on the bus who survived the tragedy. At 16:18 minutes, Vishës neck, the bus has deviated from the path leading to the death of 13 persons. Although still without an official version, the survivors have recounted the panic of the driver, who at the last moment cries out: "Hold, could not stop!" Now is the time the police to have its say.