Skandali i “Paradise Papers”, edhe politikanë nga Ballkani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mega skandali i parajsave fiskale ka përfshirë jo vetëm figurat më të njohura në botë, si Mbretëresha e Anglisë, Kryeministri Kanadez Justin Trudea, Sekretarin Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, por edhe kompani prestigjioze e madje njerëz të fuqishëm të Ballkanit.



Mediat e huaja shkruajnë se ?Apple? ka investuar 252 miliardë dollarë në ishullin ?Channel? të Jersey, duke mundësuar shmangien e miliarda dollarëve taksa.




Megjithatë, kompania tha për mediat se mbetet tatimpaguesja më e madhe në botë, me rreth 35 miliardë dollarë gjatë tre viteve të kaluara.



Edhe figura të njohura nga Ballkani rezultojnë të implikuara ne ?Paradise Papers?. Në më shumë se 13,4 milionë dokumente financiare të zbuluara, rreth 6000 prej tyre përmendin fjalën Greqi.



Mediat greke shkruajnë se janë më shumë se 130 emra qytetarësh grekë që kanë lidhje të ngushta me politikanët vendas, pronarë anijesh dhe bankierë të fuqishëm, të përfshirë në skandal.



Në Serbi ndërkohë, emri i Ministrit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik pro-rus, Nenad Popoviç, përmendet në mega skandal. Sipas dokumenteve, ai zotëron të paktën 75 milionë dollarë asete dhe mund të jetë njeriu më i pasur i Serbisë.



Vetë Ministri Popoviç mohoi të ketë zhvendosur kompani të vetën në parajsat fiskale, duke theksuar se ato janë të regjistruara në Rusi dhe Europë.



Në skandalin e ?Paradise Papers? shfaqet edhe emri i kampionit të Botës në Formulën 1, Lewis Hamilton, i cili eshtë njëherësh një prej sportistëve më të pasur. Ai rezulton se ka kryer evazion fiskal prej 16.5 milionë paund, duke evituar pagesën e taksave të avionit të tij privat.



Skandali I fundit që ka përfshirë politikanë, biznesmenë, artistë e sportistë nga 47 vende të botës, hedh dritë mbi skemat e evazionit fiskal të elitës globale dhe rolin e parajsave fiskale ne këtë proces.

Share This Video


Download

  
Report form