http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga data 13-17 Shtator në Tiranë 40 të rinj nga 6 vende të Ballkanit do të jenë pjesë e trajnimit me temë ?Shtigje rinore: Promovimi i Vlerave te OSBE-se ne Ballkanin Perëndimor?. Kryebashkiaku Erion Veliaj, vlerësoi këtë nismë si një mundësi mjaft te mire për edukimin e një gjenerate të re me ambicien e integrimit drejt Bashkimit Europian.?Në Shtator duam që 40 të rinjtë që do të vijnë nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja të kenë mundësi të zbulojnë Tiranën, Shqipërinë, të kenë mundësi të organizojnë debate mes njëri-tjetrit, si një mënyrë për të kuptuar se si një gjeneratë e re e të rinjve dhe aktivistëve në Ballkan mund të çojë përpara ambicien tonë për një rajon që është evropian përpara se të regjistrohet zyrtarisht në Europë, që të fillojë edhe të sillet pak më evropian brenda vetes.?Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, tha se të rinjtë nga vendet e Ballkanit do të kenë mundësi që të diskutojnë për çështjet e korrupsionit dhe të ekstremizmit fetar.?Të rinjtë do të mblidhen në Tiranë dhe një nga gjërat që do të diskutojnë janë fusha si trafikimi, anti-korrupsioni, ekstremizmi i dhunshëm fetar etj, si këto, por do të ketë edhe aktivitete më argëtuese, siç do të jenë koncerte, apo shënjimi i disa shtigjeve në Tiranë dhe në rrethina. Mua më vjen shumë mirë që patëm mundësi të mobilizonim një sërë partnerësh për ta mbështetur këtë aktivitet. Pikë së pari kur them partner, kam parasysh Bashkinë e Tiranës dhe Agjencisë Austriake për Bashkëpunim. Ky është një projekt shumë i mirë, një iniciativë shumë e mirë dhe ndihemi mirë që kemi mundësi të jemi pjesë e tij.?Trajnimi organizohet nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor.