Roth: Ballkani në rrezik nga Rusia, Kina e Turqia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-11-05

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri gjerman për Europën Michael Roth ka treguar cilat janë detyrat e shtëpisë qe sipas tij duhet te beje Bashkimi Europian në gjashtëmujorin e ardhshëm me qëllim çeljen e negociatave per Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut.MICHAEL ROTHMINISTER GJERMAN PER EUROPENNë pranverën e vitit 2020, tema duhet të vijë përsëri në axhendën e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Atëherë patjetër duhet ta sqarojmë se i përmbahemi perspektivës së pranimit. Vonesat e mëtejshme do të ishin të papërgjegjshme. Ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Në muajt e ardhshëm, është e rëndësishme të intensifikojmë më tej bashkëpunimin me të dy vendet. BE nuk është mjaft e dukshme në Ballkanin Perëndimor. Komisioni i ri i BE-së më duhet të bëjë rajonin një përparësi kryesore! Ne mund t?i ndihmojmë ata me ekspertë të vijojnë me reformat e nevojshme. Ministri gjerman për Europen paralajmeron rrezikuen e nderhyrjes nga aktore te tjere nese Keshilli Europian nuk korrigjon vendimin per negociatat.MICHAEL ROTHMINISTER GJERMAN PER EUROPEKur BE-ja i kthen shpinën ballkanit perëndimor, i lë fushën aktorëve të tjerë, si Rusia, Kina apo Turqia. Interesi i tyre kryesor nuk është sigurisht forcimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit.Një vendim pozitiv do të dërgonte sinjalin e nevojshëm. Në të dy vendet, popullsia dhe qeveritë kanë provuar me kohë se janë të gatshëm të bëjnë kompromise të dhimbshme për afrimin me BE.Ekziston rreziku i një rikthimi të nacionalizmit dhe shpërthimit të plagëve të vjetra dhe konflikteve etnike.Roth shprehet I bindur se reformimi i unionit i kërkuar nga presidenti francez Macron, nuk bie ndesh me zgjerimin.

Share This Video


Download

  
Report form