Hoyt Brian Yee: Ballkani i kërcënuar nga Rusia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rusia mund të përpiqet të shtrijë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, nëse SHBA nuk do të ruajnë angazhimin e tyre në këtë rajon. Paralajmërimi erdhi nga zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee dhe senatorë gjatë një seance të nënkomisionit të senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin për Sigurinë Rajonale. Yee tha se në mungesë të një përgjigjeje, kërcënimet e jashtme dhe të brendshme mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.Ballkani Perëndimor përballet me një numër kërcënimesh: Institucione të brishta, mangësi në shtetin ligjor dhe media jo e lirë, i kanë hapur rrugën një korrupsioni të rrënjosur thellë. Ky korrupsion vë në rrezik këto demokraci të reja dhe u hap rrugën aktorëve destabilizues, përfshirë ekstremistë të dhunshëm, grupe të krimit të organizuar dhe vende që duan të ushtrojnë ndikim keqdashës?.Problemet e brendshme sipas tij, u kanë hapur rrugën kërcënimeve nga Moska, që synon të frenojë përpjekjet e rajonit drejt integrimit euro-atlantik. Zyrtari amerikan vlerësoi edhe progresin e bërë falë mbështetjes amerikane, ku veçoi zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.?Ne kemi ndihmuar vendet në rajon të përballen me sfidat, për sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit, duke u kërkuar partnerëve të përshpejtojnë reformat. Për shembull, me ndihmën tonë Shqipëria po zbaton një reformë të gjerë në drejtësi, që do të forcojë në mënyrë të ndjeshme sundimin e ligjit dhe do të reduktojë përhapjen e korrupsionit. Me angazhimin tonë dhe të Evropës, kemi parë disa suksese reale. Opozita e Shqipërisë ra dakord që t?i jape fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor?.Yee theksoi se me vendet e rajonit po bashkëpunohet edhe për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ndikimin e ISIS.

Share This Video


Download

  
Report form