http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret janë me sytë nga ?Elbasan Arena? ku do te luhet sfida historike mes Shqipërisë dhe Serbisë. Atmosfera është ndier qe ne oret e para te mëngjrit te se enjtes ne qytetin e Elbasanit ndërsa eshte ndezur ne oret e pasdites. Mijëra tifozë te ardhur nga te gjitha trevat shqipfolëse, kane pushtuar qytetin. Te gjithë sheshet, rrugët, ballkonet e pallateve dhe automjetet janë veshur me ngjyrat kuqezi. Ata qe nuk kane pasur mundësi te sigurojnë nje bilete do ta ndjekin atë ne bare dhe restorante, te cilat sot janë te tejmbushura. Policia e shtetit ka vene ne zbatim superplanin e masave qe nuk është pare ndonjëherë ne një ndeshje futbolli. 2300 forca policie janë angazhuar per te siguruar mbarëvajtjen e sfidës. Situata monitorohet nga ajri me helikopterë ndërsa ne tarracat e pallateve janë vendosur edhe snajperë. Hyrja e tifozëve ka filluar qe rreth orës 16 e 30 minuta per te shmangur çdo situate te papritur. Ne mbështetje te policisë shqiptare është edhe një njësi speciale nga Kosova, te cilët mbikëqyrin grupimin e tifozëve te njohur si ?Plisat?. Agjentet civile te shumte ne numër, do te jene edhe brenda stadiumit. Atmosfera festive ka pushtuar edhe kryeqytetin. Tifozë nga trevat shqiptare dhe diaspora kane mbërritur oret e fundit per te pare perballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Përgatitjet per ndeshjen kane paralizuar qarkullimin ne Tirane. Sheshi pranë Akademisë se Arteve dhe ai pranë hotel ?Sheraton? janë bllokuar nga policia ne kuadër te planit te masave. Ndërkohe per tregtaret ambulante qe shesin flamuj dhe veshje me simbolet kombëtare e enjtja ka qene një dite pune me fat. Numri i te ardhurve nga trojet shqiptare dhe nga diaspora për ndeshjen Shqipëri-Serbi është shume i madh. Ka nga ata qe kane udhëtuar gjate per te mbërritur deri ne Tirane. Ndërkohe përpara nisjes ne Elbasan, futbollistet e kombëtares serbe kane bere nje shëtitje me këmbe ne qendër te Tiranës nen mbikëqyrjen e forcave te policisë.