Rikthim zanateve të humbura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 22 vitesh gratë dhe vajzat po i rikthehen zanateve të braktisura. Këto janë një grup grash nga qyteti i Përmetit dhe komunat përreth te papuna prej vitesh që si zanat kanë zgjedhur shportarinë. Dëshira për t'u aftësuar në një profesion që mund t'i sigurojë një punë të qëndrueshme i ka shtyrë këto të gra dhe vajza të nisin një kurs 4 mujor. Sipas trajnueses Diana Çela qëllimi i tij është te rikthehen zanatet e humbura, ajo që është me e rëndësishme është dëshira që kanë këto vajza për t'u punësuar. Menaxherja Italiane e projektit Xhorxhia Xilio pohon se projekti ka për qëllim aftësimin në profesione të ndryshme të artizanatit për të rinjtë e të rejat, që të mund të integrohen në tregun e punës. E ne fakt shpresa për punësim nxit dhe kursantet te bëhen pjese e projektit. Kursi zhvillohet ne ambientet e qendrës multifunksionale dhe është fryt i bashkëpunimit të Ministrisë Shqiptare të Financave dhe Qeverisë Italiane

Share This Video


Download

  
Report form