Rinumërim parave të humbura, dyshime për auditin e bankës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur per Vizion Plus, se nje grup ekspertesh te caktuar nga organi i akuzës, do te kryejnë edhe njëherë rinumërimin e parave, për te përcaktuar e sasinë e sakte te parave vjedhura si dhe periudhën kur ka ndodhur vjedhja. Paralelisht do te kontrollohet edhe dokumentacioni qe shoqëron paratë per te kuptuar demin. Megjithëse ish-përgjegjësi i arkës stok Ardian Bitraj, ka dëshmuar para prokuroreve skemën dhe mënyrën se si ka mundur te marre nje shume aq te madhe nga thesari, për hetuesit dëshmia e tij është kontradiktore ne disa pika. Bitraj ka pretenduar se kjo skemë nuk do të ishte kuptuar nëse nuk do të prekeshin paratë e dëmtuara nga arka stok. Arka stok është vendi i fundit ku magazinohen paratë e dëmtuara përpara se t?i nënshtrohen procesit te asgjësimit. Por, sipas te dhënave te para te organit te akuzës ka rezultuar se ai dyshohet se ka marrë para edhe nga arka ne veprim. Gjithashtu nje pike tjetër e dyshimte e prokurorisë eshte fakti se Bitraj ka pretenduar se nuk ka bashkëpunëtor, dhe se per aktivitetin e tij kriminal brenda bankës nuk ka pasur dijeni askush tjetër. Por, kjo gjë per hetuesit është e dyshimte pasi ne operacionin per te nxjerre jashtë përdorimit te parat e dëmtuara marrin pjese disa persona . Ndërkohë, gjykata e apelit ka rrezuar kërkesën e ndryshimin e masës se sigurise per Klevis Bejtajn, nipin e Ardian Bitrajt, i cili akuzohet nga prokuroria per moskallëzim krimi. Diten e marte po kjo gjykate do te shqyrtoje kërkesat e 8 te arrestuarve te tjere te cilet kane kërkuar ndryshim te masës se sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form