http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë nga grabitja e armatosur në filialin e një banke në Rrugën e Kavajës, policia ka nisur një aksion për shoqërimin e disa personave si të dyshuar për ngjarjen. Burime pranë uniformave blu, thanë se krahas stafit të bankës, mbi 10 persona të tjerë kanë dhënë deklarimet e tyre, ndërkohë që nga të dhënat e deritanishme, grabitësit ende nuk janë verifikuar. Sipas policisë, agresorët janë të moshës 25-30 vjeç të dy grabitës profesionistë kjo edhe për shkak të përzgjedhjes së orarit pak kohë para se banka të mbyllej. Nga pamjet e kamerave të sigurisë të marra nga policia, grabitësit të dy të armatosur me pistoleta, kane qene të veshur me bluza te errëta, me kapuç dhe me syze dielli. Nje prej tyre, sipas pamjeve dhe rrëfimeve te dëshmitareve, ka qene me një bluze ngjyre kafe dhe me një çante shpine dhe në momentin e hyrjes në bankë, ka goditur rojën e sigurisë me grusht. Sakaq, autoret pas grabitjes, kaluan ne anën tjetër te rrugës dhe ne këmbe iu fshehën policisë në rrugicat që lidhin Rrugën e Kavajës me Myslym Shyrin. Deri më tani, dyshimet janë se personat mund te jene grabitës shëtitës, ndërsa shuma e grabitur sipas uniformave blu, është 10 milionë lekë të vjetra.