Vazhdojnë hetimet, disa të shoqëruar për atentatin në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-15

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nuk ka ende asnjë te arrestuar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën Gjergj Araniti ne Vlorë ku mbeti i plagosur rëndë 41- vjecari Mikel Mehmeti.Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni mbi atentatin, por që pas marrjes në pyetje janë liruar.Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë hetuesit arritën ne përfundimin se autorët qëlluan në drejtim të 41-vjeçarit nga brenda automjetit. Ndërsa në momentin e atentatit Mehmeti udhëtonte i vetëm në makinë. 41-vjeçari mori katër plumba. Ai u transportua fillimisht ne spitalin rajonal te Vlorës dhe me pas në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Pas atentatit policia gjet te djegur një automjet që dyshohet se është përdorur nga atentatorët. Mikel Mehmeti është nga Selenica e Vlorës dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave.Grupit i janë faktuar disa ngjarje te renda kriminale, mes tyre edhe masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj.I plagosuri është një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.Policia po heton pistën e konflikteve me grupe te tjera për te zbardhur motivet e atentatit.

Share This Video


Download

  
Report form