http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është makina me te cilën dyshohet se kane lëvizur grabitësit e bankës, pasi braktisen makinën e sigurisë. Është nje mjet Volsvagen tip Cady vit prodhimi 2003. Hetuesit ende nuk kane te dhëna per targat, por vetëm keto karakteristika si dhe xhamat e veshur me reklama. Ndërkohë qe prej se premtes forca te shumta policie kane krehur gjithë zonën nga mendohet se kane kaluar grabitësit, por deri tani nuk ka asnjë emër te dyshuari. Sipas policisë shuma e grabitur është rreth 300 mije euro, ndërsa nga te dhënat e para dyshohet se autoret kane patur bashkëpunim edhe brenda bankës dhe për këtë arsye jane ndaluar edhe gjashte punonjësit e sigurisë. Ngjarja ndodhi mesditën e se premtes ne nje zonat me te populluara te kryeqytetit . Nga video e kamerave te sigurisë te sekuestruara shihet qarte se grabitja ka qenë e mireorganizuar. Kamerat kane fiksuar daljen e grabitësve me paratë. Ata kanë kapuçe në kokë, ndërsa dy prej tyre mbajnë çanta sportive. Ne një moment ata marrin dhe një tjetër çantë rojës, i cili është ne ambientet e jashtme ndërkohë që duket se kanë vështirësi ne transportin e lekëve të grabitur. Sipas policisë të dyshuarit kanë kërcënuar punonjësin e sigurisë, i cili do të bënte shoqërimin e parave dhe i kanë marrë automjetin e bankës duke u larguar në drejtim të rrugës Siri Kodra. Në afërsi të shinave të trenit të dyshuarit braktisën makinën e bankës, ndërsa nga të dhënat e policisë ata janë ndihmuar nga një tjetër automjet tip Volsvagen. Hetuesit dyshojnë se një person i 4 ka ndihmuar grabitësit të largohen pasi lëvizja e parave në këmbë është mjaft e vështirë. Edhe pse nuk ka të dhëna mbi personin tjetër të përfshirë në grabitje, policia ka vetëm llojin e automjetit.