http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?La Boheme? nuk është vetëm nje rikthim i veprës se famshme te Puçinit ne skenën tone pas 11 vitesh, por bashke me pjesën Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka shpluherosur edhe skenografinë e vjeter. Kjo qe shihni është e njëjta skene qe eshte përdorur ne fillim te viteve ?70 kur ?La Boheme? u vu per here te pare ketu. Per t?i bere homazh artisteve te kohes, por edhe te sjelle diçka ndryshe, per shkak se i përshtatej shijeve te tij, regjisori italian Andrea de Manincor ka bere pikërisht kete zgjedhje: me shume interpretim teatral se sa opera ne formën e saj klasike. Por nese ?La Boheme? e 2014 eshte nje rikthim, per sopranon Alisa Katroshi kjo do te jete hera e pare e saj ne kete skene. Artistja qe jeton dhe punon ne Itali, e njeh mire rolin e Mimi-se, per shkak se me kete petk fitoi nje konkurs te rëndësishëm ne Verona ne vitin 2011. Bashke me Alisen, personazhin tragjik e interpreton edhe sopranoja tjeter Evis Mula, te cilave ju bashkohet Rudolfo, tenori italian Cristian Ricci. ?La Boheme? do te vijoje te shfaqet ne teatri Kombëtar te Operas dhe Baletit deri me 24 Nentor.