Ramush Haradinaj, rikthim sfidues - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rambo eshte rikthyer. Por kete here jo si emblemë e UÇK, as si i akuzuar ne Hage, Ramush Haradinaj ka lene pas luften dhe serialin e gjate te gjyqeve ne Hage, ndoshta përfundimisht, per te kërkuar voten e kosovareve. Jane zgjedhjet e para ne te cilat AAK kryesohet nga lideri i saj prej gati 10 vitesh mungese. Haradinaj eshte nje figure qe ka kuriozuar edhe shtypin ndërkombëtar. Jeta e tij prej heroi, luftetari dhe politikani ka njohur nje kurbe ekstreme.Ne 2005 kur kish mbushur 100 dite si kryeministër, Ramush Haradinaj shkoi vullnetarisht drejt Hages per te dhene deshmite e tij per luften e UÇK. Qendron ne te njejtin burg me kundërshtarin e tij me te egër, Slobodan Milloshevic me te cilin ka treguar se ka patur edhe nje dialog me ironi.Haradinaj jeton martesën e tij te dyte me gazetaren e RTK, Aniten, me te cilen ka dy djem dhe nje vajze. Nga e martesa e pare ka nje djale. Ai ka lindur ne fshatin Deçan ne nje familje te madhe tipike kosovare. Dy vëllezër te tij kane rene ne lufte, ndersa nje tjeter eshte vrare ne 2005 ne rrethana që nuk u sqaruan asnjëherë nga drejtësia.Miku i tij i luftes Thaçi, eshte sot rival politik. Haradinaj nuk e ka fshehur kurre ambicien per te marre postin e kryeministrit te vendit. Ai jeton nje nje vile te bukur ne periferi te Prishtinës.

Share This Video


Download

  
Report form