http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas ndalimit në Slloveni, Liderit te AAK-së Ramush Haradinaj i kthehet pasaporta, që e lejon ish-kryeministrin të kthehet në Kosovë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Kranjit, në vendimin e dytë të saj për këtë çështje. Në ambientet e këtij institucioni bashkë me Haradinajn ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Nexhmi Rexhepi. Ramush Haradinaj u arrestuar të mërkurën pasdite në Aeroportin e Lubjanës, ndërsa po kthehej nga Gjermania në Kosovë. Arrestimi i tij bazohej në një kërkesë të Serbisë të vitit 2004, qe autorizon Interpolin të prangose Haradinajn, nën akuzën për krime lufte.Por këto akuza janë të pavlefshme pasi Haga e ka shpallur te pafajshëm ish-kryeministrin. Një ditë më pare edhe parlamenti i Kosovës miratoi një rezolute për lirimin dhe kthimin e Haradinaj në Prishtinë.