http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Delvina Zani dhe Bashkim Xhafaj nga Lushnja prej disa vitesh nuk po gjejnë zgjidhje nga zyrat e ALUIZNI-t për legalizimin e objekteve të ndërtuara prej tyre. Dosjet e dorëzuara sipas kërkesave ligjore në zyrat e kësaj agjencie në qarkun e Fierit janë zhdukur pa lënë gjurmë. Në degën e Aluizni-t në Fier rezultojnë të humbura 1000 dosje të paraqitura pranë saj që nga 2005. Ky fakt është denoncuar nga drejtori aktual i këtij institucioni Ervin Bushi. Ai shprehet për Vizion Plus se këto ditë ka nisur puna për verifikimin dhe plotësimin nga e para të dokumentacionit nga ana e qytetarëve.