http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në zyrat e ALUIZNI-t në qytetin e Durrësit. Një person ka qëlluar vetëm një herë me armë zjarri, duke shkaktuar panik tek qytetarët te cilët kanë qenë duke kryer veprime për legalizimet. Nga kjo ngjarje ka mbetur i lënduar Fabian Gashi, i cili nuk është plagosur nga arma por nga xhamat e thyer pas të shtënës. I plagosuri nuk ka pritur ndihmën mjekësore por ka i është drejtuar vetë urgjencës se qytetit bregdetar per te marre mjekimin e nevojshëm. Shkak i këtij incidenti mësohet të ketë qenë një sherr banal midis dy personave, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. ndërkohë bëhet e ditur se sherri nuk ka asnjë lidhje me punonjësit e zyrës së AULIZNI-t në këtë qytet. Menjëherë pas ngjarjes ne të gjitha rrugët kryesore të qytetit policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e personit qe hapi zjarr me Arme.